Qytetarët i paguajnë gjobat, por nuk u shlyhen nga sistemi

Kronika July 10, 2018 - 21:06
Lexo detajet

Qytetarët po presin në radhë që të informohen për numrin e gjobave që mund t’i kenë në polici.

Policia e Kosovës ka lansëuar një modul online për ta lehtësuar këtë procedurë, por problemi qëndron se në këtë modul figurojnë të papaguara edhe ato gjoba që shoferët kanë paguar.

LEXO EDHE: Këtu mund të shikoni nëse keni gjobë të komunikacionit të papaguar

Tani ata për përsëri duhet t’u drejtohen institucioneve me fletëpagesa si dëshmi që që emri i tyre të hiqet nga lista e personave që kanë obligim ndaj shtetit.

Për qytetarët kjo është një mashtrim nga ana e institucioneve.

Por ka edhe nga ata që këtë e shohin si

Përveç, kësaj qytetarët duhet të dërgojnë dëshminë e pagesës së dënimit në atë stacion policor ku edhe janë dënuar, në mënyrë që të përfshihen në sistem.

Mbi këtë, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku thotë se problemet vijnë si pasojë e mungesës së një sistemi të përbashkët.

“Vlen të theksohet se në mungesë të një sistemi të unifikuar të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces që përfshijnë: shqiptimin e gjobave nga PK-ja, ndëshkimet/vendimet nga organet e drejtësisë dhe pagesat që realizohen përmes autoriteteve bankare, ekziston mundësia e shfaqjes së ndonjë mosevidentimi të pagesave në kohë optimale, të realizuara nga qytetarët.”

E numri i madh i qytetarëve në stacionet policore për të shlyer emrin e tyre nga sistemi i personave që duhet të paguajnë gjoba, vije pasi që Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë, sa i përket kalimit të kufirit./express.

Atyre personave që u figuron emri në këtë sistem u ndalohet të kalojnë kufirin.