Ndodh 'tmerri' në këtë lagje në Prishtinë, plagoset një i ri!

Kronika July 10, 2018 - 21:02
Lexo tjera detaje

Në parkun “Taukbahçe” pak minuta më parë ka pasur gjuajtje me armë mes disa personave. Policia e Kosovës ka treguar për Express se nga kjo gjuajtje ka mbetur i plagosur një 22 vjeçar me inicialet L.D.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës ka bërë me dije për Express se rreth orës 19:00 kanë marr informata për një gjuajtje me armë.

Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në parkun e Taukbahqes. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kane konstatuar se bëhet fjale për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka treguar se  viktima e këtij rasti mashkull L.D 22 vjeç, është dërguar ne tretman mjekësor.

“...ndërkohë qe hetuesit policor kane identifikuar disa nga personat e përfshirë ne rast dhe janë duke punuar ne ndriçimin dhe sqarimin e te gjitha rrethanave qe kane te bëjnë me ketë ngjarje”.

Gazeta Express pak me herët ka raportuar për këtë rast, duke cituar një qytetar që kishte qëlluar në vendin e ngjarjes.

“Para 5 minutave dy idiota u gjuajtën me arme ne Taukbahçe pikërisht ne kohen kure ne këtë park është një turme e madhe e njerëzve e posaçërisht fëmijëve duke luajtur e duke e ecur”, kështu ka shkruar në Facebook pak minuta më parë P.S, qytetar nga Prishtina.