Pamje nga momenti i bastisjes dhe arrestimit të serbëve në Gjilan

Kronika July 10, 2018 - 15:22
Publikohen pamjet

Mëngjesin e sotëm Njësia Speciale e Policisë së Kosovës bëri një intervenim në komunën e Gjilanit, duke arrestuar pesë serb.

Serbët u arrestuan pikërisht në Shillovë të Gjilanit.

Ndërkohë pak orë më vonë edhe u bë lirimi i tyre, gjë që u konfirmua edhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku.

LEXO EDHE: Këta janë pesë serbët e arrestuar sot në Gjilan

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media bëri të ditur se arrestimi i tyre u bë pasi të njëjtit dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE: Lirohen pesë serbët e arrestuar sot në Gjilan

Ndërkohë mediat serbe tashmë kanë publikuar edhe video dhe fotografi gjatë bastisjes dhe arrestimit të serbëve, shkruan Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni edhe pamjet e publikuara për serbët e arrestuar.