Gjilanasi vjedh 2.500 euro në vendin e punës

Kronika July 10, 2018 - 11:28
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në Gjilan një i dyshuar ka përvetësuar 2.550 euro nga firma ku ai punon, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: E rrah rëndë gruan, të dyshuarin e pret diçka e papritur

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Me 09.07.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur kishte përvetësuar në mënyrë mashtruese një shumë prej 2.500 € nga firma ku ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /ZËRI