Arrestohen pesë serbë, rrezikuan sigurinë e vendit

Kronika July 10, 2018 - 10:41
Ngjarja ka ndodhur në këtë vend

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona në Gjilan pasi që të njëjtit dyshohet se ishin të përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues  së Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“Sot, me datën 10 korrik 2018, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit. Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar (5) pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

LEXO EDHE: 60 të vdekur në aksidente komunikacioni për 6 muaj

Po ashtu përmes kësaj komunikate Policia e Kosovës sqaron se nuk ka asnjë operacion kundër ish-pjesëtarëve të FSK-së.

“Njëkohësisht, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, demanton disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë. Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë”, thuhet tutje në komunikatë. /ZËRI