Edhe gazeta zvicerane shkruan për tragjedinë që i ndodhi familjes kosovare

Kronika July 09, 2018 - 08:46
Lexoni më shumë detaje

Babai, nëna, dy fëmijët e tyre dhe gjyshja e fëmijëve kanë mbetur të vdekur në një aksident në Kosovë.

Ata jetonin në Zvicër, në Kosovë kishin shkuar për pushime.

Kështu e ka nisur lajmin për vdekjen tragjike të një familje nga Suhareka në aksident komunikacioni, gazeta zvicerane “Blick”

Lajmi për vdekjen e tyre është raportuar edhe në media tjera zvicerane, duke qenë se familja Sadikaj jetonte prej kohësh në shtetin zviceran.

“Blick” ka njoftuar se për rastin tragjik ngushëllime kanë dhënë edhe zyrtarët më të lartë në Kosovë, përfshirë Presidentin Thaçi.

Image