Detaje të reja nga aksidenti me fatalitet në Suharekë (VIDEO)

Kronika July 08, 2018 - 16:04
Detaje tronditëse

Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër.

Mësohet se bëhet fjalë për kryefamiljarin J.S, 32 vjeçar, këto informata janë konfirmuar nga një familjar i viktimës.

LEXO EDHE: Video nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik në Suharekë

Udhëtimi i tyre u shndërrua në tragjedi, bashkë me kryefamiljarin vdiq edhe gruaja dhe tre fëmijët e tij.

Ata kishin ardhë në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore, shkruan Express.

Rruga në magjistralen Duhël-Suharekë është bllokuar totalisht. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se vetura kishte goditur autobusin. Ndërsa në rrugën e njejtë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatale.

Video nga vendi i ngjarjes: