Publikon në internet të dhëna për ish të dashurën, arrestohet i dyshuari

Kronika July 08, 2018 - 14:36
Detajet

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme ka aratuar një mashkull në Gjakovë nën dyshimin se i ka publikuar ish të dashurës të dhëna në rrjete sociale, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

LEXO EDHE: Aksident tragjik në Suharekë: Vdesin pesë persona, ndër ta tre fëmijë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gjakovë 07.07.2018-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka publikuar në rrjetin social të dhëna për ish të dashurës, viktimës  femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes. /ZËRI