Aksident tragjik në Suharekë: Vdesin pesë persona, ndër ta tre fëmijë

Kronika July 08, 2018 - 14:28
Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë. Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Suharekë-Duhël kanë humbur jetën pesë persona ndër ta tre fëmijë, raporton Gazeta Express.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi. Përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave.

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha:

Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c'rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne mes te nje automjeti te llojit BMË dhe nje autobusi, Per informata shtese do te njoftoheni me kohe.

Policia e Kosovës vazdhimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.