Ky është versioni i policisë maqedonase për mbytjen e kosovares në Matka

Kronika July 08, 2018 - 12:25
Policia jep detaje

Një grua 31-vjeçare nga Kosova dje është mbytur në lumin Treska në Saraj. Siç theksojnë nga MPB, bëhet fjalë për M.C. nga Prishtina, e cila ka qenë mysafir tek motra në Saraj.

Të dy motrat kanë qenë duke shëtitur përgjatë lumit Treska, ndërsa fatkeqësia ka ndodhur kur M.C. ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, raporton gazeta Express

LEXO EDHE: Tragjedi: Gruaja shtatzëne nga Kosova humb jetën në Kanionin e Matkës

Një qytetar në orën 16:55 ka lajmëruar përmes telefonit në Njësinë për informacion dhe komandë në Shkup, se në ujërat e Treskës në Saraj, në afërsi të një objektit hotelerik, është vërejtur një person grua, e cila po kërkonte ndihmë.

“Nga ana e qytetarëve gruaja është nxjerrë në breg dhe sipas njoftimeve të qytetarëve, ende ka pasur shenja jete. Por, kur ka arritur Ndihma e Shpejtë, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj”, kumton MPB.

Prokurori Publik dhe një ekip nga SPB Shkup kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin për mjekësi ligjore.