Ky është 23-vjeçari nga Rahoveci i cili ndërroi jetë nga rrufeja

Kronika July 08, 2018 - 10:59
Detajet

Pasditen e djeshme 23-vjecari nga fshati Xërx i komunës së Rahovecit, Refki Kabashi, vdiq pasi u godt nga rrufeja derisa ishte duke punuar në një arë në qytetin e Gjakovës.

Bashkë me Refkiun ishte duke punuar edhe Shkëlzeni, 37 vjeçar nga fshati Celinë i cili po ashtu mori lëndime të rënda trupore nga rrufeja.

Varrimi i 23-vjecarit do të bëhet sot. 

Ndërkohë, ngushëllime për vdekjen e të riut ka bërë edhe Smajl Latifi,  kryetar i komunës së Rahovecit. Mirëpo përveç ngushëllimeve, Latifi, nuk ka dhënë detaje nëse si komunë do t’i dalin në ndihmë familjeve.
Ky është postimi i plotë i Smajl Latifit:

Dua të shpreh dhimbjen time për ndarjen nga jeta të të riut 23 vjeçar, Shpëtim Refki Kabashi nga Xërxa e Rahovecit. 

Derisa po punonin bashkë me Shkëlzenin në Gjakovë, ata i ka goditur rrufeja ku për pasojë Shpëtimi gjeti vdekjen, ndërsa shoku i tij i punës, 37 vjeçari Shkëlzen Adem Rrustemi nga Celina, mori lëndime serioze.

Ngushëllime familjes Kabashi, miqve dhe gjithë të afërmëve të Shpëtimit!

Gjithashtu, Shkëlzenit, të cilit sipas mjekëve i ka ardhur vetëdija dhe është duke u trajtuar me kujdes në Qendrën e Emergjencës në SHSKUK në Prishtinë, i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Smajl Latifi 
Më: 7 korrik 2018

Image