Shtyhet intervistimi i Mytaher Haskukës edhe Shaqir Totajt

Kronika July 05, 2018 - 17:21
Detajet

Intervistimi i dy rivalëve në garë për kreun e Prizrenit në zgjedhjet e vitit të kaluar nuk është bërë ende nga ana e Prokurorisë për shkak të grevës së punëtorëve të admistratës e cila po bëhet tash e dy ditë.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Prizren konfirmuan për KALLXO.com se intervistimi i Mytaher Haskukës dhe Shaqir Totajt nuk është bërë ende sado që terminët për ta ishin rezervuar.

LEXO EDHE: Ish-shefi i Prokurimit dhe djali i tij sulmojnë hetuesin e Policisë (VIDEO)

“Mytaher Haskuka është paraparë që të intervistohet dje, kurse Shaqir Totaj sot, mirëpo për shkak grevës së punëtorëve të Administratës nuk janë intervistuar”, tha Kryeziu për KALLXO.com.

Prokuroria është duke hetuar një rast gjatë fushatës së vitit të kaluar për kryetar të Prizrenit kur Shaqir Totaj i PDK-së raportohet se ka thënë se “Prizrenit nuk i duhet një kryetar që nuk di të flasë shqip” duke aluduar në Haskukën e VV-së.

Në tetor të vitit të kaluar, VV kishte deponuar kallëzim penal për këtë deklaratë.