E rrahin policin në mes të Gjykatës sepse ishte dëshmitarë në një rast

Kronika July 05, 2018 - 11:35
Detajet

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor para hyrjes së Gjykatës Themelore në Gjilan, transmeton “Zëri.info”.

Zyrtari polico ishte dëshmitar në një rast. Pas kësaj policia njofton se zyrtari policor është dërguar për tretman në spitalin e Gjilanit ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: Përleshet një familje, gjuajnë edhe me armë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Maria Shllaku”, Gjilan 04.07.2018 - 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit para hyrjes kryesore të Gjykatës Themelore në Gjilan kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte si dëshmitar në lidhje me një rast. Zyrtari policor kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit, pasi që kishte marrë lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zeri