Tmerrohet banori i Skenderajit, ja çfarë gjen në oborrin e shtëpisë së tij

Kronika July 03, 2018 - 11:16
Detajet

Policia e Kosovës (PK) njofton se një mashkull shqiptarë ka raportuar në polici se i njëjti në oborrin i shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të pashpërthyer, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë me intervenimin e njësiteve për dominim të KFOR-it amerikan dhe të FSK-së është bërë tërheqja e mjetit pa incidente.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qitak të komunës së Skenderajt.

LEXO EDHE: Plagosje e rëndë në Prizren

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Qitak, Skenderaj 02.07.2018-11:42. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij e kishte gjetur një mjet të pashpërthyer-predhë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet për deminim i KFOR-it amerikan dhe i FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. /ZËRI