Plagosje e rëndë në Prizren

Kronika July 03, 2018 - 11:09
Detajet

Policia e Kosovës (PK), njofton se në Prizren është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që ka qëlluar një person me armë zjarri duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, transmeton “Zëri.info”.

Policia po ashtu bën të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete të rrezikshme.

Pas kësaj i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE: Tentohet të vidhet një bankë në qendër të Prishtinës (VIDEO)

Ja njoftimi i plotë:

Rr. “Ali Hadri”, Prizren 02.07.2018-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një revolver, tri pistoleta, (dy prej tyre, njëra me gaz dhe tjetra lodër) dhe 202 (dyqind e dy) fishekë të kalibrave të ndryshëm. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /ZËRI