Ndërron jetë 57-vjeçari nga Malisheva që u gjet pas zhdukjes

Kronika July 02, 2018 - 12:42
Lexoni më shumë detaje

Kishte kaluar disa ditë jashtë shtëpisë së tij.

E gjithë familja Berisha ishte vënë në kërkim të 57-vjeçarit, Muharrem Berisha, i cili vuante nga një sëmundje e harresës.

Ai u gjet javën e kaluar, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dje.

Muharrem Berisha ndërroi jetë sot në mëngjes. Kështu i kanë thënë Expressit familjarë të të ndjerit.

Vëllai i të ndjerit i tha Expressit se Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore dhe ftohjes së thellë, sidomos e mushkërive.

Kujtojmë se ditë më parë, familjarët e kishin raportuar të zhdukur Muharremin në polici.

Pas gjashtë ditë kërkimesh, Muharrem Berisha u gjend i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, motivet që e çuan të dalë nga shtëpia 57-vjeçarin, Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës nuk dihen ende.

Por, i njëjti vuante edhe nga harresa.