Sulmohen inspektorët e Mitrovicës

Kronika June 25, 2018 - 16:12
Detajet

Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se disa inspektorë të kësaj komune janë sulmuar gjatë punës së tyre, transmeton “Zëri.info”.

Me këtë rast zyrtarë nga bordi janë mbledhur dhe kanë reaguar për ketë sulm.

LEXO EDHE: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca gjyqësore për sulmin kundër gazetarit Gazmend Morina

Ja komunikata e plotë e tyre:

Nën kryesimin e nënkryetarit Faruk Mujka,  është mbajtur mbledhja e rregullt e Bordit të drejtorëve , në të cilën u shqyrtuan çështje që janë me interes për qytetarët e Mitrovicës.

Në takimin e Bordit, fillimisht drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit Tafil Peci, i njoftoi anëtarët për aktivitetet e zhvilluara kulturore gjatë javës që shkoi, siç ishin Festivali Tradicional i Komedisë Shqiptare, Kolonia e Piktorëve të Artit Figurativ, Ekspozita e piktorëve boshnjak nga Rozhajë etj, duke i vlerësuar ato si të suksesshme.

Në vazhdim, drejtori i Drejtorisë për Financa, Shukri Gashi kërkoi nga drejtorët që të kryejnë obligimin e tyre për të dorëzua sa më parë planifikimet buxhetore. Ai kërkoi që të sqarohen edhe disa dilema lidhur me pagesën e shërbyesve civil për pjesëmarrëse në komisione të ndryshme, duke theksuar se është Rregullorja e Ministrisë së Financave ajo që nuk lejon pagesa të këtilla.

Të gjithë u dakorduan se këtë çështje duhet biseduar edhe me kryetarin e Komunës dhe duhet konsultuar Zyrën ligjore dhe shërbimet tjera relevante.

Në takim anëtarët e Bordit të Drejtorëve njëzëri dënuan ashpër sulmin ndaj inspektorëve komunal që kishte ndodhur të shtunën më 23.06.2018, kur ata ishin duke kryer detyrën e tyre për largimin nga trotuaret dhe hapësirat tjera të ndaluara shitësit e pandërgjegjshëm.

Anëtarët e Bordit diskutuan edhe lidhur me disa çështje tjera të rëndësishme nga fushëveprimi i drejtorive dhe institucioneve tjera që menaxhohen nga Komuna. /ZËRI