Kërkohet nga Gjermania, shqiptari arrestohet në Vërmicë

Kronika June 24, 2018 - 15:23
Lexo detajet

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar shtetasi i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte pasur urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë nën akuzën e vjedhjes së rëndë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë së Kosovës i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: Tmerrohet banori i Shtimes, ja çfarë gjen në fushën e tij

Ja njoftimi i plotë i policisë:

PKK Vërmicë  23.06.2018 - 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi ndaj tij kishte pas urdhër arrest ndërkombëtar i cili person kërkohet nga shteti i Gjermanisë për veprën penale Vjedhje e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje. /ZËRI