E bën policin për spital, ja çfarë ndodh me të dyshuarin

Kronika June 24, 2018 - 15:15
Lexo detajet

Policia e Kosovës, njofton se është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti pas mospërfilljes së urdhrave nga zyrtari policor, e ka sulmuar atë duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman në spital ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: Ne Gjilan disa persona kërkojnë thesare në varreza

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Srebrenica, Prizren  23.06.2018 - 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarit policorë. I dyshuari ka filluar të bëj rezistencë fizike me ç rast lëndohet polici duke pësuar lëndime  trupore dhe dërgohet në spital për trajtim mjekësorë. Me urdhër të Prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje. /ZËRI