Polici ofendon një femër në mes të rrugës, shprehet me fjalor banal

Kronika June 23, 2018 - 23:35
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Një ngjarje ka ndodhur para rreth orës 23:00, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku një polic shanë rëndë një grua. “Ta q*** motrën” dëgjohen fjalët e policit, teksa ‘përleshet’ me një grua në kryeqytet.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak të një parkimi të veturës në trotuar, dhe në momentin kur policia ka tentuar që ta bindë gruan që ta heq veturën, ka filluar konfrontimi në mes tyre.

Në videon e siguruar nga Insajderi, dëgjohen të shara, fyerje dhe bërtitma në mes qytetares dhe disa pjestarëve të Policisë.

Madje, për ta qetësuar situatën e krijuar në këtë lagje, është dashur përforcime tjera nga radhët e Policisë së Kosovës./Insajderi.com