Një shqiptar është sulmuar mbrëmë në Mitrovicë

Kronika June 23, 2018 - 14:51

Një rast i lëndimit trupor është raportuar nga policia në rr. Koloshini në Mitrovicë. Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 22.00.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka qenë duke lëvizur me biçikletë në drejtim të Suhodollit dhe në afërsi te tre soliterat, një  grup prej disa personave e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore . Njësiti patrullues e ka dërguar viktimën ne shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë për tretman mjekësore, dhe   i njëjti është dërguar për në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i hetimeve dhe i krim teknikës si dhe është konfiskuar mjeti i dyshimte (boks) në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.