Dy persona të armatosur vodhën dy arka me para në një bankë në Shtime

Kronika June 23, 2018 - 13:20

Nën kërcënimin e armëve është grabitur dje një bankë në Shtime.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime dy persona të armatosur kanë hyrë në bankën  “Raiffeisen”  ku kanë marrë dy arka me para por nuk dihet shuma e parave të vjedhura.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia është angazhuar në grumbullimin e informatave dhe shiqimit të kamerave të bankës ku shihet se të dyshuarit janë larguar me  veturën  Opel vectra, në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është në kërkim të dyshuarve.