Policia jep detaje për plagosjen e 18-vjeçares në Istog

Kronika June 21, 2018 - 12:25
Lexoni më shumë detaje

Mëngjesin e sotëm është plagos një vajzë në fshatin Orroberdë të Istogut.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një vajzë afër 18 vjeçe me inicialet M.M, e cila është nga fshati Jablanicë e komunës së Pejës.

Policia ende nuk ka arritur të kap të dyshuarin për kryerjen e kësaj vepre dhe është në kërkim të tij.

Ndërsa, ata njoftojnë se sipas mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës, gjendja shëndetësore e vajzës është e rëndë.

Ky është njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës sot me datë 21 Qershor 2018 rreth orës 08:45, është njoftuar se në fshatin Orroberdë komuna Istog kishte ndodhur një rast plagosje ( rast i cilësuar – Vrasje në tentativë), me ç’rast ishte plagosur viktima (femër) shtetase e Kosovës, M.M. lindur vitin 02.10.2000 nga fshati Jablanicë komuna Pejë.

Personi i dyshuar i kësaj vepre gjendet në arrati. Është i njohur për policinë dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Njësitë relevante të PK-ës, stac.policor Istog gjinden në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Viktima, gjendet në Spitalin rajonal Pejë, për momentin sipas mjekëve gjendja shëndetësore është e rëndë.

Lidhur me rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë, policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme .