Theret rëndë me thikë një femër në Istog

Kronika June 21, 2018 - 10:59
Lexoni më shumë detaje

Sot në orën 08:45 në fshatin Orrobërd të Istogut ka ndodhur një rast i rëndë.

Një person ka therur me thikë një femër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti po cilësohet si “vrasje në tentativë” përderisa policia po kërkon të dyshuarin.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e saj momentale është e rëndë,  i dyshuari për momentin është në arrati”, konfirmoi zyrtari për inofrmim nga policia rajonale e Pejës, Driton Rugova për lajmi.net.