Banorët e Podujevës të tmerruar, ja çfarë gjejnë në pyll

Kronika June 21, 2018 - 10:14
Detajet

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Halabak të Komunës së Podujevës, banorët kanë gjetur në pyll një mjet të dyshuar shpërthyes, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë njësiti përkatës policor e ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për dominim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente.

LEXO EDHE: E therrë me thikë viktimën ja çfarë ndodh me të dyshuarin

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Halabak, Podujevë 20.06.2018-15:00. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në pyll kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin mjetit pa incidente. /ZËRI