Tronditet Maqedonia: Zjarri djeg të gjallë tre fëmijë

Kronika June 20, 2018 - 21:42
Lexoni më shumë detaje

Nga një zjarr që shpërtheu në qytetin e Velesit pasditen e sotme, rreth orës 17:00, humbën jetën tre të mitur.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi të improvizuar në familje, siç pohojnë komshinjtë, me probleme të mëdha sociale.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Velesit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Policia ndërkohë po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij. /TetovaSot/