Kronika

Bëhet shkrumb e hi një makinë në qendër të Prishrtinës (Video)

Bëhet shkrumb e hi një makinë në qendër të Prishrtinës (Video)
19 qershor 2018 • 09 : 52

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veture i është vënë flaka dhe ka mbetur skaj rrugës në një nga rrugët kryesore të qendrës së Prishtinës.

Policia bën të ditur që ngjarja ka ndodhur sot rreth 05:45, shkruan gazetametro.net.

Pronari ka folur për ngjarjen, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkaqe teknike, mirëpo nuk ka bërë të ditur cilat kanë qenë ato.

Policia, ndërkohë, ka dalë në vendin e ngjarjes ku pas fikjes së zjarrit mund edhe të kryejë hetimet e nevojshme.

Siç shihet në video, vetura ka marrë flakë në pjesën e motorit dhe e gjysma e saj tashmë është shkrumb e hi.

© zëri.info