Kronika

Arrestohen tre policë në Gjilan

Arrestohen tre policë në Gjilan
18 qershor 2018 • 18 : 38

Ja arsyeja

Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka arrestuar tre zyrtarë policorë në Gjilan, pas dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale "Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit ", transmeton “Zëri.info”.

Sipas IPK-së ndaj tyre është ndërmarrë edhe masa e suspendimit që nga data 13.06.2018.

Ja njoftimi i plotë i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës disa ditë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë në Gjilan me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale "Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit ".

Ndaj të njëjtëve IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit më 13.06.2018 i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.

Pas këtyre veprimeve hetimore, sot (18.06.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë arrestuar këta tre zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent. /ZERI

© zëri.info