Sulmojnë policët në detyrë, arrestohen dy të dyshuar

Kronika June 17, 2018 - 12:10
Detajet

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjakovës, janë arrestuar dy të dushkuar meshkuj pasi që të njëjtit kanë sulmuar tre zyrtarë policor në krye të detyrës, shkruan “Zëri.info”.

Sipas policisë gjatë arrestimit të tyre të dyshuarit kanë qenë agresiv dhe si pasojë lëndime kanë kërkuar dy zyrtarë policor. Po ashtu policia njofton se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: I`a bastisë shtëpinë viktimës, ja çfarë i ndodhë më pas të dyshuarit

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gjakovë 16.06.2018-18:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit në një pikë kontrolli kanë fyer dhe sulmuar fizikisht tre zyrtar policor në kryerje të detyrës. Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë qenë agresivë dhe si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /ZËRI