I`a bastisë shtëpinë viktimës, ja çfarë i ndodhë më pas të dyshuarit

Kronika June 17, 2018 - 12:03
Ngjarje si në filma

Policia e Kosovës njofton se në Shtime, një person mashkull ka informuar se në shtëpinë e tij ka shkuar një i dyshuar, si pasojë e një borxhi që i ka pasur i biri i tij, transmeton “Zëri.info”.

Tutje policia bën të ditur se viktima i ka kërkuar që ai t`ia lirojë shtëpinë mirëpo ai nuk ka pranuar dhe me këtë rast ka ndërhyrë edhe policia.

Sipas policisë i dyshuari është marrë në pyetje dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE: Ngjarje e rëndë: Rrokulliset me traktor ndërron jetë viktima

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Shtime 16.06.2018-11:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka informuar se në shtëpinë e tij, kishte shkuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe si pasojë e një borxhi që i kishte djali i viktimës, i dyshuari ka kërkuar nga viktima që t’ia liroj shtëpinë. Njësit policore kanë intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /ZËRI