Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, 2 të plagosur rëndë

Kronika June 16, 2018 - 11:11
Lexo detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ngjarja ndodhi në qendër të fshatit Pajovë. Një automjet tip ‘Benz’ me targë AA 887 RC është përplasur me një Volsvagen Touran me targë AA 729 NM.

Si pasojë e kësaj përplasje, është aksidentuar një kalimtar dhe një grua që ndodhej në ‘Benz’.

Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas mjekëve ata ndodhen në gjendje të rënduar për jetën, veçanërisht këmbësori. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve.

Image