Kronika

A i bashkoi prokuroret e Kosovës dhe Serbisë kryeprokurori i SHBA-ve, sqarohet Lumezi

A i bashkoi prokuroret e Kosovës dhe Serbisë kryeprokurori i SHBA-ve, sqarohet Lumezi
14 qershor 2018 • 12 : 39

Lexo detajet

Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi, ka reaguar pas raportimit së 'Kryeprokurorii SHBA-së i ka bashkuar në Prishtinë prokurorin e Serbisë dhe të Kosovës', e që këtë raportim ai e quan të pasaktë dhe ka një sqrim për këtë, njofton “ZËRI.INFO”.

Përmes një komunikate të lëshuar për medie, Lumezi ka thënë se nuk ka pasur asnjë takim dhe se kryeprokurori I SHBA-së nuk ka ndërmjetësuar asnjë takim të këtij lloji.

Përveç të tjerash Lumezi si të pavërtetë e ka quajtur edhe pretendimin se ky takim është mbajtur për të biseduar rreth vrasjës së politikanit Ivanoviç.

Lexojeni reagimin e plotë:

Sot një pjesë e mediave kanë raportuar shkrimin me titull: “Kryeprokurori i SHBA-së ‘bashkon’ në Prishtinë prokurorin e Serbisë dhe të Kosovës.

Prokurori i Shtetit sqaron opinionin se shkrimi në fjalë është i pasaktë. Nuk ka pasur asnjë takim në katër sy mes ndonjë prokurori serb dhe prokurori nga Kosova.

Kryeprokurori i SHBA-së, Jef Sessions nuk ka ndërmjetësuar në asnjë takim të këtij lloji dhe në të vërtetë një takim i tillë i raportuar, nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht, meqenëse nuk ka pasur takim të tillë, natyrisht se as nuk është biseduar për ndonjë çështje të caktuar. Pra, është i pavërtetë lajmi se është mbajtur takimi i pretenduar dhe kinse është biseduar rreth vrasjes së politikanit serb, Ivanoviç.

Prokurori i Shtetit informon opinionin se në të vërtetë, më 24 prill 2018, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Sessions, ka marrë pjesë në një tryezë të karakterit regjional e cila është mbajtur në Zagreb të Kroacisë. Pjesëmarrës në këtë tryezë kanë qenë: Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, kryeprokurorët dhe drejtorët e policive nga të gjitha shtetet e rajonit, si Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Gjatë po asaj nate, është shtruar darkë nga organizatori dhe në këtë darkë kanë marrë pjesë në një tryezë të gjithë të ftuarit e lartë shënuar. Ka pasur biseda rasti mes pjesëmarrësve, por në asnjë rast, në formën dhe temën për të cilën kanë raportuar mediat gjatë ditës së sotme.

© zëri.info