Prishtinë: Arrestohen tre të rinj, në lokacione të ndryshme, ja çfarë iu gjend atyre!

Kronika June 14, 2018 - 11:41
Lexo detajet

Gjatë ditës së djeshme në kryeqytet Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona të cilët u zunë me substancë narkotike të llojit marihuanë, njofton “ZËRI.INFO”.

Sipas Policisë së Kosovës të tria ngjarjet kanë ndodhur në lokacione dhe kohë të ndryshme.

Rasti i parë me 1.8 gramë marihuanë, në rrugën ‘Isa Kastrati’, në Prishtinë.

Rasti i dytë me 2.7 gramë marihuanë, në rrugën ‘Mustafë Hoxha, kurse rasti i tretë ndodhi në rrugën ‘Shpëtim Robaj’, me 0.7 gramë marihuanë.

Më pshtë lexojeni raportin e policisë:

Rr. "Isa Kastrati", Prishtinë 13.06.2018 -14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 1. 8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. "Mustafë Hoxha", Prishtinë 13.06.2018- 17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 2.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. "Shpëtim Robaj", Prishtinë 13.06.2018- 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./ZËRI