Dhuna në familje: Në Podujevë burri rrahë gruan e tij

Kronika June 14, 2018 - 11:34
Lexo tjera detaje

Në qytetin e Podujevës ka ndodhur një ngjarje shokuese, ku sipas Policisë së Kosovës një person është arrestuar, kjo pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, njofton “ZËRI.INFO”.

Viktima pas rrahjes ka marrë lëndime trupore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër K/Shqiptare (bashkëshortes) duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje”, thuhet në raport./ZËRI