Ngjarje e rëndë në Lushnjë: Prindërit e gjejnë 17-vjeçaren të vetëvrarë në pemë

Kronika June 14, 2018 - 11:08

Vetëvaret një 17 vjeçare me iniciale T.G, banuese në fshatin Stan, Karbunarë të Lushnjes. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur adoleshenten të varur në oborrin e shtëpisë.

Ndërsa nuk dihen rrethanat që e çuan 17 vjeçaren të marrë këtë vendim fatal për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në datën 14.06.2018, rreth orës 05:35, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnje, është gjetur nga familjarët dhe ka gjetur vdekjen e vetëvarur në një peme në oborrin e banesës shtetësja T.G, 17 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.