Katër zyrtarë policorë para suspendimit për 'keqpërdorim të detyrës' e 'keqtrajtim'

Kronika June 13, 2018 - 21:30
Lexoni më shumë detaje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për dy raste të ndara, një në Gjilan dhe një në Rahovec i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë.

Në rastin e Gjilanit IPK është duke zhvilluar hetime ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe ndaj të njëjtëve ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit.

Në rastin tjetër i raportuar në Rahovec, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, thuhet në komunikatën për media të IPK-së.