VV: Javën e ardhshme paralajmëron kallëzim penal për rritjen e pagave

Kronika June 13, 2018 - 11:30
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie për vendimin e gjykatës kushtetuese për lejimin e rritjes së pagave për kabinetin qeveritar, raporton Zëri.info

Me këtë rast deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se ky vendim është abuzim i parasë publike.

“ Para dy ditëve gjykata kushtetuese lejoi abuzimin me paranë publike, vendim ky i cili dyfishonte pagën e kryeministrit zëvendësministrave dhe vet gjyqtareve”, ka thënë ajo.

Sipas saj këtë vendim e kanë marrë së pari për tia rritur pagën vetës

“Në vend që të ndalonte keqpërdorimin me paranë publike, gjyqtarët me vendim ia rritën pagës jo vetëm kabinetit qeveritar por edhe vetës, shumica e gjyqtareve të kushtetutës”, tha Haxhiu.

Tutje Haxhiu bëri të ditur që edhe brenda trupit gjykues ka pasur paqartësi

“Edhe brenda trupit gjykues ka pasur kundërshti për këtë vendim, Gresa Caka Limani dhe Armiro Rodriges kanë qenë kundër, është shkelje për buxhetin 2018 pasi që nuk është paraparë rritje e pagave dhe ky vendim ka vlerën deri në 7milion euro, ku do ti marrin këto para, këta do të ndërhynë në organizatat tjera “, tha ajo.

Në fund Haxhiu këtë vendim e quajti skandal të gjykatës kushtetuese dhe paralajmëroi kallëzim penal

“Ky vendim i gjykatës kushtetuese Skandal, njëjte si vendimi i qeverisë, pagat e larta nuk e nxisin zhvillimin do të ngrehim kallëzim penal për kryeministrin, ministrat dhe gjyqtarët që ia rritën pagat vetes  kallëzimi do të jetë gati për javën e ardhshme , për këtë na duhet një prokuror i guximshëm , agjencioni kundër korrupsionit nuk ka dalë me asnjë qëndrim dhe ata duhet të bënin atë, ne presim që prokurorit të mbrojë pasurin publike, të ndaloj konfliktin e interesit”,përfundoi ajo.

Avni Zogiani, nga kjo parti foli për gjendjen ekonomike të vendit

“Kosova ka normën më të lartë të papunësisë dhe varfërisë dhe këto vazhdojnë të thellohen sepse qeveria nuk ka vullnet ta ndaloj këtë çështje, Kosova ka një të ardhur mesatare prej 405 të ardhur mesatare, kurse kryeministri merë 2950 euro, kryeministri i Kosovës merr dhjetëfishin e të ardhurave mesatare”, tha ai.

Tutje Zogiani tha se rritja e pagës nuk ndikon në zvogëlimin e korrupsionit si dhe këtë rritje si dhe kritikoi për mosndjeshmëri sociale dhe ekonomike

“Kemi rritje flagrante edhe te ministrat, këshilltarët e lartë dhe këshilltarët politik, arsyetimi shumë shpesh jo vetëm në qeveri por edhe në sektorët tjerë kur vendoset për rritje bëhet për ndalimin e korrupsionit sepse paga më e lartë demotivon, nuk ka pagë që mundet të bëjë të arri vlerën prej miliona eurove. Ambiciet e tyre për pasuri janë milionëshe dhe për këtë nuk ka pagë, kemi të bëjmë më një lidership i cili nuk ka ndjeshmëri për situatën politike dhe gjendjen sociale, këta janë duke menduar për vetën” tha ai./ZËRI