Mosmarrëveshje për pronësi, një femër i vë flakën stallës!

Kronika June 13, 2018 - 11:18
Lexo detajet

Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në lidhje me qeshjet pronësore, në familje në Samadregjë të Vushtrrisë, një person është ankuar se e dyshuara femër I ka vënë flakën ushqimit të bagëtisë, njofton “zëri.Info”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ky rast është duke u hetuar në vazhdimësi.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, e dyshuara femër K/Shqiptare i ka dhënë zjarrin një sasi ushqimi bagëtish. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./ZËRI

LEXO EDHE: Bëjnë lëvizje të rrezikshme me makinë, kështu e pësojnë tre të rinj në Pejë!