Bëjnë lëvizje të rrezikshme me makinë, kështu e pësojnë tre të rinj në Pejë!

Kronika June 13, 2018 - 11:02
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre meshkuj të cilët gjendeshin në një automjet ku vozitësi bënte lëvizje të rrezikshme në rrugë kështu duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor, njofton “Zëri.Info”.

Si pasojë e kësaj tre të rinjtë e kanë humbur automjetin e tyre, të cilin Policia e ka konfiskuar me vendimin e prokurorit e po ashtu të dyshuarit janë dërguar në mbajtje!

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që derisa gjendeshin në automjet, njëri prej tyre duke bërë vozitje të rrezikshme ka rrezikuar pjesëmarrësit në trafik. Me vendim të prokurorit automjeti u është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./ZËRI

LEXO EDHE: Rrëmbejnë dy meshkuj, dhe i dërgojnë në pyll, ja çfarë krimi është kryer në Podujevë