Rrëmbejnë dy meshkuj, dhe i dërgojnë në pyll, ja çfarë krimi është kryer në Podujevë

Kronika June 13, 2018 - 10:34
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës ditën e djeshme në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për kërcenim me armë dhe rrëmbim të dy viktimave të cilët i derguan në pyllin e fshatit e pastaj i kanë lënë të lirë, njofton “Zëri.Info”.

Ashtu sic thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, nën kërcënim të armëve kanë rrëmbyer dy viktima meshkuj K/Shqiptarë dhe i kanë dërguar në pyllin e fshatit dhe pastaj i kanë kthyer viktimat dhe i kanë lënë të lirë në qytetin e Podujevës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë dhe një thikë, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./ZËRI