Arrestohen dy persona për vrasje të rëndë në tentativë

Kronika June 13, 2018 - 09:44
Lexo detajet

 Dje rreth orës 17:00, policia ka marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, raporton zëri.info.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona: Z. J, mashkull , 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.U, mashkull , 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, raporton zëri.info. “Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, plagosen dy persona

Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy persona të dyshuar. N.S, mashkull , 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”thuhet ne komunikatën per media, raporton zëri.info.

Sipas policisë, personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë, raporton zëri.info / Zëri