Arrestohen rrëmbyesit e dy personave në Podujevë

Kronika June 12, 2018 - 19:09
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, të cilët nën kërcënimin e armëve kishin rrëmbyer dy të tjerë, transmeton "Zëri.info". 

Sipas policisë së Kosovës, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 orë. 

"Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujeves,të mbështetur dhe nga njësiti i hetimeve rajonale të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në fshatin Llapashticë të Podujevës, saktësisht në një restoran, ku nga persona të dyshuar nën kërcënimin e armës, janë rrëmbyer dy persona.

Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar: F. L, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe I. L, mashkull, 65 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Viktimat e rastit jane liruar nga të dyshuarit, nderkohë që personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit deri në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.