Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, plagosen dy persona

Kronika June 12, 2018 - 17:55
Lexoni më shumë detaje

U raportua për të shtena me armë zjarri në rrugën Ibrahim Lutfiu në Prishtinë ku si pasojë janë plagosur dy përsona.

Për “Zëri.Info”, Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës e ka konfirmuar rastin për të cilin tha së ka ndodhur rreth orës 17:00-të, ndërsa për gjendjen e të plagosurve tha së janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

‘Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Ibrahim Lutfiu në Prishtinë. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se bëhet fjalë për plagosje të dy personave. 

Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti për “Zërin”.