Flet Islam Pacolli, tregon se a u arrestua sot apo jo!

Kronika June 12, 2018 - 17:43
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së Islam Pacolli, ka deklaruar për “Zëri.Info”, se nuk është ndalur e as nuk është arrestuar askund.

“Zëri.Info”, pas bisedës me djalin e axhës së tij i cili nuk kishte informacione për këtë, ka marrë një telefonatë nga deputeti Islam Pacolli i cili e ka përgënjeshtruar lajmin për arrestimin  tij.

“Jam duke pirë kafe, nuk jam ndalë askund, as nuk kam tentua me hy askund ilegalisht. Nuk me ka arrestu askush, ky lajm nuk është aspak i vërtetë”, tha Islam Pacolli për “Zëri.Info”.