Detaje të reja nga djegia e autobusit

Kronika June 12, 2018 - 09:30
Detaje të reja

Nuk ka të lënduar nga autobusi që u dogj  para pak çastesh afër fshatit Llabjan të komunës së Gjilanit raporton "Zeri.info".

Kështu të paktën bëjnë të ditur për “Zeri.info”, punëtorë të kompanisë "Bleri", kompani kjo nga e cila ishte autobusi që u dogj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë polica si dhe zjarrfikësit për të ndalur zjarrin e krijuar.

Pavarësisht përpjekjeve për të ndalur zjarrin, ende nuk është arritur të ndalet.

Ende nuk dihet se cilët janë shkaktarët e djegies së këtij autobusi, mirëpo “Zeri.info”, do t’ju mbaj të informuar për këtë rast.