Plagoset një 38 vjeçar në Istog

Kronika June 11, 2018 - 16:42
Detajet e rastit

Një person është plagosur me armë zjarri sot pasdite në Istog.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e rajonit të Pejës, Driton Rugova.

LEXO EDHE: Vdes një person në Bjeshkët e Istogut (Foto)

Sipas tij, Policia është njoftuar nga zyrtarë te Qendrës së Mjekësisë Familjare në Istog për plagosjen me armë zjarri të një personi.

Rugova bëri të ditur se gjendja e të plagosurit, 36 vjeçar, është stabile dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Kurse i dyshuari i këtij rasti, ende është në kërkim nga policia.