Zhduket një person në Pejë, policia heton rastin

Kronika June 10, 2018 - 11:48
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në Pejë është zhdukur një person e i cili dyshohet se ka probleme psikike, shkruan “Zëri.info”.

Sipas policisë lajmërimin për zhdukjen e tij e ka bërë motra e tij teksa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

LEXO EDHE: Sulmon zyrtarët policor lirohet i dyshuari

Ja njoftimi i plotë i policisë

Pejë 04.06.2018-NN.  Ankuesja femër K/shqiptare me 09.06.2018 ka raportuar se, viktima mashkull K/Shqiptar-vëllai i saj (me probleme psikike) ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /ZËRI