Sulmon zyrtarët policor lirohet i dyshuari

Kronika June 10, 2018 - 11:43
Lexo detajet

Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicën e Jugut, një i dyshuar ka kanosur zyrtarët policorë, pasi që të njëjtit i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, shkruan “Zëri.info”.

Policia po ashtu njofton se i dyshuari pas arrestimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Isa Boletini, Mitrovicë 09.06.2018 - 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje, i njëjti ka kanosur zyrtarët policor, dhe nuk i ka respektuar urdhrat e tyre. I njëjti pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /ZERI