E dëbon burri nga banesa bashkë me fëmijët, ja çfarë ka ndodhur me të dyshuarin

Kronika June 07, 2018 - 13:40
Lexo detajet

Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë ditës së djeshme një femër ka raportuar se është rrahur, ofenduar e më pas edhe është dëbuar nga banesa së bashku me fëmijët e saj, nga bashkëshorti, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë së Kosovës i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: Gjendet drogë në burgun e Dubravës

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gjakovë 06.06.2018 – 19:00. Viktima femër K-shqiptare ka raportuar se është ofenduar, fyer, nënçmuar dhe dëbuar nga banesa me dy fëmijët e saj, nga burri i saj i dyshuari mashkull K-shqiptar. Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /ZËRI