Gazmend Muhaxheri nuk paraqitet në gjykatë për 'Shpifje ndaj kryeministrit'

Kronika June 06, 2018 - 07:42
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Është mbajtur seanca e parë kundër kreut të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit për “Shpifje kundër kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt”. Në seancën e së martës, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, nuk u paraqit as i padituri Muhaxheri, por as mbrojtësi i tij, avokati Besnik Berisha. Në një prononcim për “Zërin” avokati Berisha ka thënë se për mosprezencën e tij në këtë seancë ishte e njoftuar gjykata kohë më parë, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Deklarata që kishte dhënë për një medium austriak disa vite më parë kundër Ramush Haradinajt mund t’i kushtojë shumë kreut të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit.

LEXO EDHE: Digjet me lëndë djegëse një shtetase austriake, Policia nis hetimin e rastit

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj kërkon hiç më pak se 250 mijë euro kompensim nga Muhaxheri për dëmin jomaterial që pretendon se i është bërë nga shpifjet e të parit të Komunës së Pejës.

Në seancën gjyqësore, të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Pejë, kreu i Pejës nuk ishte i pranishëm për t’u përballur me padinë e kryeministrit Haradinaj.

Përveç Muhaxherit as mbrojtësi i tij, avokati Besnik Berisha nuk ishte i pranishëm në gjykatë për t’u përballur me këtë padi.

Mbrojtësi i Ramush Haradinajt, avokati Arianit Koci, thotë se edhe pse i padituri dhe mbrojtësi i tij nuk janë paraqitur në gjykatë seanca është mbajtur, pasi nuk është e obligueshme prania e tyre në gjykatë...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)